
Po bën bujë intervista e publikuar nga Francesco Totti, në të cilën ai zbulon disa detaje të panjohura më parë për prishjen e martesës me Ilary Blasi, që zgjati rreth 17 vite.
“Nuk isha i pari që tradhtova”, – është padyshim një nga pikat kryesore të intervistës së ish-kapitenit historik të Romës, i akuzuar si përgjegjësi i parë për ndarjen nga showgirl-i i njohur për shkak të marrëdhënies me Noemi Bocchi.
Megjithatë, kjo lëvizje nuk i ka pëlqyer Selvaggia Lucarelli, e cila shpesh shfaqet e mprehtë në rrjetet sociale dhe sigurisht asnjëherë banale.
“Intervista e Tottit është një përzierje inati, mospërfilljeje, thashethemesh për veten, mungesë respekti për Ilary, gruan e tij prej 20 vitesh.
Më duket një strategji e keqe, kundër të cilës çdo mik apo këshilltar i arsyes së shëndoshë duhet ta këshillonte. Mbroni fëmijët”, shkruan gazetarja dhe komentatorja e njohur televizive në llogarinë e vet në Twitter.