Olta dhe Amosi zbuluan në "Big Brother VIP" se njihen prej vitesh, gëzojnë një miqësi të ngushtë dhe se kanë luajtur krah njëri-tjetrit në role të ndryshme.
Kështu, ata ishin të afërt me njëri-tjetrin dhe ia lejonin shakatë dhe situata komike. Mes tyre ishte edhe një skenë ky qëndronin jashtë duke pirë nga një gotë dhe Olta puth Amosin në faqe.
E për këtë skenë aktori thotë se është keqkuptuar. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Amos tha:
"Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq te vjetër. Nuk ka, as nuk do të ketë kurrë asgjë mes nesh. Atje kishte kamera dhe është mëse e dukshme që gjithçka është mes miqsh."
I pyetur nëse Dori, partneri i Oltës, e ka keqkuptuar këtë, Amosi e mohoi diçka të tillë.
"Jo, nuk kam patur asnjë problem me Dorin. Nuk ka patur vend për keqkuptime nga asnjëra palë", tha ai.