Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rudina Dembacajn do e shohim edhe gjatë verës në ekran, por me një program në TV Klan që i përshtatet kësaj stine. Burime për Kryefjala bëjnë me dije se aktorja e humorit do të sjellë së shpejti një program me humor dhe që personazhet që ajo do të ftojë do t’i vë në sfida të vërteta gazmore.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se programi do të jetë një herë në javë dhe ky format ka qenë një ide e producentit, Turjan Hyska që është gjithashtu autor i programit të humorit, “Klanifornia”.
Pra Klanifornia do të marrë pushimet tani gjatë sezonit veror ndërsa Rudina do të vazhdojë të qëndrojë ende në punë, pasi një tjetër sfidë televizive e pret.