Është ndarë nga Elia Zaharia? Veprimi i fundit i Princ Lekës duket se i vë vulën marrëdhënies së tyre

29 Nëntor 2023, 09:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej disa javësh Princ Leka ll dhe Elia Zaharia janë komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve se martesa e çiftit është në krizë.

Mbrëmjen e djeshme Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj bëri në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se për një ndarje.

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Leka, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje. Princ Leka e ka uruar në “Instagram” vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

Gjithashtu vetëm pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.

Një tjetër “provë” që ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që princi Leka nuk e ndjek në “Instagram” Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka “follow”. Prej shumë kohësh, ata nuk shihen më së bashku as në jetën sociale të Tiranës, ku edhe shpesh i shihnim të kapur përdore.

Duket se kriza mes tyre është mëse reale, për sa kohë vetë Leka ka zgjedhur ta heqë bashkëshorten e tij nga “Instagram”-i, një shenjë kjo që na zbulon shpesh për dinamikat e një çifti, e këtë herë të një çifti mbretëror.

Prej 15 vitesh që ky çift është bashkë, kjo është hera e parë që diskutohet për një ndarje. Kjo për faktin se të dy kanë preferuar që në këtë histori të tregojnë vetëm detajet e ëmbla, duke transmetuar një histori me baza të forta, por që duket se tashmë është lëkundur. Në intervistat e pakta të dhënë, të dy kanë folur me nota romanticiteti, teksa i riktheheshin njohjes së tyre.

Megjithatë dyshja kanë zgjedhur që mos të reagojë rreth këtyre lajmeve se martesa e tyre nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, duke qëndruar në heshtje teksa akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.

Video