Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar.
Mbrëmjen e së shtunës, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë futur 16 banorët e parë.
Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtare dhe personazhë të tjerë të njohur në botën mediatike.
Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”. Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.
Mos humbisni spektaklin e garantuar, surprizat dhe emocionet e mëdha, që vetëm “Big Brother Vip” di të transmetojë, siç ka bërë tashme për 3 vite me radhë.