Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ledri Vula ka ndarë sot me ndjekësit momente të veçanta për ditëlindjen e vajzës së tij, Poem Blu.
Reperi i njohur ka postuar një sërë fotosh ku shfaqet me vogëlushen gjatë kohës që kanë kaluar bashkë, duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.
Në një nga postimet më të veçanta, ai ka shoqëruar foton me fjalët emocionuese: “Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.”
Ky dedikim ka prekur ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente dhe urime për Poem.
Poem, vajza e Ledrit dhe ish partneres së tij, Sara Hoxha, tashmë është një nga fëmijët më të dashur të showbiz-it shqiptar.
View this post on Instagram