Ka një vend në Tiranë ku ndërthuren profesionalizmi, puna dhe seriozitetit me kënaqësinë që të falin shërbimet që merren në qendrat estetik.
Në Golden Spa ofrohem disa shërbime, por ne sot do të ndalemi te masazhi.
Stafi i trajnuar i kësaj qendre ofron disa lloje mesazhi duke përfshirë ato të relaksit por edhe kategoritë në nevojë dhe ato sportive.
Por ne sot do të ndalemi të disa nga arsyet pse është e nevojshme të bëni një masazh, ndërsa për të tjerat kujdeset... Golden Spa.
Studimet shkencore kanë vërtetuar se masazhi ndikon pozitivisht në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Një masazh i cilësisë me teknikë adekuate është zgjidhja më e mirë për relaksim dhe freskim të gjithë trupit.
Këto janë anët pozitive të masazhit për organizmin:
1. Ndihmon stresin dhe zbut dhimbjen
Masazhi do të lehtësojë dhimbjen, sidomos ata që janë të prekur nga stresi dhe stili i jetesës "së ulur". Njerëzit që vuajnë nga dhimbja kronike mund të ndjejnë përmirësimin aktual, pasi simptomat do të lehtësohen, sipas hulumtimeve shkencore.
2. Ndikon pozitivisht në shëndetin mendor
Studime të shumta kanë treguar se si masazhet mund të ndihmojnë te shumë lloje të çrregullimeve të humorit. Masazhet janë treguar se lehtësojnë tensionin që shkakton ankth dhe gjithashtu ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga depresioni.

3. Përmirëson cilësinë e gjumit
Një studim i kryer në Universitetin e Majamit zbuloi se njerëzit që vuajnë nga çrregullime gjumi duhet të kenë dy masazhe në javë për 30 minuta. Të anketuarit që morën pjesë në studim raportuan një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e gjumit pas disa javësh.
Studimet e hershme kanë treguar se masazhi rrit nivelin e serotoninës në gjak, hormon ky është shumë i rëndësishëm për një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor.
4. Përshpejton rikuperimin nga lëndimet sportive
Masazhi nuk do të përshpejtojë vetëm shërimin nëse jeni duke vuajtur nga një lëndim i vjetër, por gjithashtu do të lehtësojë proceset inflamatore në trup, do të rrisë fleksibilitetin e muskujve dhe do të zvogëlojë rrezikun e lëndimeve të reja.
5. Nxit imunitetin
Masazhi kontribuon në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe madje edhe në qelizat e bardha të gjakut që na mbrojnë nga infeksioni.