Pas aludimeve se janë ndarë, Sarah sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Dj PM

29 March 2022, 19:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas aludimeve se janë ndarë, Sarah sqaron një herë e

Çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm u kthye në një nga historitë më të pëlqyera të publikut shqiptar, për shkak të dashurisë që lindi mes tyre gjatë “Big Brother VIP”.

Edhe pas përfundimit të garës dhe daljes së dy ish-konkurrentëve nga programi, Sarah dhe Pm e vazhduan lidhjen e tyre, gjë që na e komunikuan nëpërmjet fotove dhe videove të vazhdueshme që publikonin me njeri-tjetrin.

Mirëpo, së fundmi, teksa postimi i daljeve të tyre së bashku u bë më i rrallë, njerëzit filluan të aludonin se mes tyre gjërat kishin përfunduar.

Kështu, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Sarah ka reaguar për herë të parë duke thënë se janë më pak aktiv në rrjete sociale, sepse duan që ta shijojnë lidhjen e tyre në privatësi. Ajo u shpreh se edhe pse e di që ndjekësit duan ta shikojnë me PM, ata nuk postojnë shumë me njëri-tjetrin.

“Jemi më pak aktivë në Instagram, nuk postojmë shumë bashkë. Ne kemi menduar që duam të jemi pak më privat, duam ta shijojmë kështu. E kuptoj që ndjekësit duan të na shohin sa më shumë bashkë. Nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj dashamirësie nga publiku. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen mbështetja që më japin.”

Ata janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.

“Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut, ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.”


Video