Reperi i njohur tregon se çfarë ndodhi mes Will Smith dhe Chris Rock pas sherrit në skenën e Oscars

28 March 2022, 19:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reperi i njohur tregon se çfarë ndodhi mes Will Smith dhe Chris Rock

Të gjithë shikuesit e ceremonisë së 94-të të “Oscars” u shokuan gjatë skenës ku Will Smith goditi Chris Rock-un në mes të shfaqjes si rrjedhojë e shakasë që ky i fundit bëri lidhur me flokët e gruas së tij, e cila vuan nga një sëmundje që i shkakton rënien e tyre.

Sipas “Pag Six” mesa duket Will Smith dhe Chris Rock i kanë rregulluar gjërat pas sherrit në skenën e “Oscars 2022”.

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs, konfirmoi në festën e “Vanity Fair Oscars” të dielën mbrëma se dyshja i la mosmarrëveshjet.

“Ky nuk është problem. Ka marrë fund. Unë mund ta konfirmoj këtë”, tha ai për Page Six, pa dhënë detaje të mëtejshme sesi ndodhi pajtesa mes atyre.

“Është e gjitha dashuri. Ata janë vëllezër”, shtoi ai më tej.

Një burim i tha gjithashtu Page Six se dy yjet ranë dakord të zgjidhin çështjet e tyre pas incidentit në Çmimet e Akademisë.

Pasi ndodhi incidenti me komedianin, Will Smith fiton çmimin “Aktori më i mirë”.

Will Smith kërkoi një falje të pjesshme me lot për shpërthimin e tij emocional, por nuk i kërkoi falje Rockut.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë, dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Ky është një moment i bukur”, tha ai.

 


Video