Shpulla e Oscar-it si reminishencës e dhunës në familjen e Will Smith

28 March 2022, 19:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpulla e Oscar-it si reminishencës e dhunës në familjen e Will

Kur Will Smith goditi me shpullë prezantuesin e çmimeve Chris Rock në skenën e teatrit Dolby të dielën mbrëma, komiku dhe publiku mbetën të gjithë të shtangur. "Will Smith sapo më fëlliqi”, bërtiti Rock.

"Mos e shqipto emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë", tha Smith me zë të lartë, pas shakasë që Rock bëri për kokën e rruar të Jada Pinkett-Smith - pavarësisht se ajo së fundmi kishte dalë publikisht se kishte alopecia.

Më vonë, kur Smith i përlotur mbajti fjalimin e tij të aktorit më të mirë, ai vazhdoi të mbrojë veprimet e tij duke thënë se ndihej i detyruar të mbronte familjen e tij.

Një mbrojtje e tillë dramatike u ndje nga shumë njerëz si në disproporcion me atë që tha Rock. Megjithatë, historia personale e Smith sugjeron pse aktori veproi ashtu siç veproi.

Në autobiografinë e tij, botuar në nëntor 2021, aktori përshkruan gjerësisht dhunën e tmerrshme të të atit, William ndaj nënës, Caroline ku ai dhe tre vëllezërit e motrat e tij ishin dëshmitarë për vite me radhë.

“Kur isha nëntë vjeç, pashë babain tim duke goditur mamanë time në anën e kokës aq fort sa ajo u rrëzua”, shkruan ai. “Pashë t’i rridhte gjak nga goja. Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam unë.”

Smith shkroi se nuk ishte vetëm dhuna që e traumatizoi, por vetë pafuqia në atë kohë për të reeaguar dhe mbrojtur të ëmën.

“Brenda gjithçkaje që kam bërë që atëherë – çmimet dhe vlerësimet, qendrat e vëmendjes dhe vëmendja, personazhet dhe të qeshurat – ka pasur një varg delikat faljesh për nënën time për mosveprimin tim atë ditë. Për dështimin për t'i bërë ballë babait tim. U tregova frikacak”, vijon ai.

Prindërit e Smith u ndanë kur ai ishte adoleshent. Aktori mbajti një marrëdhënie të ngushtë me të atin, por thotë se urrejtja e tij u rishfaq kur babai i tij kishte kancer dhe ishte duke përdorur një karrige me rrota. Kur Smith po kujdesej për të, ai tha se i kanë kaluar edhe mendime që ta vriste atë.

 


Video