
Chris Rock mesa duket nuk ishte në dijeni të sëmundjes së Jada Pinkett Smith kur bëri shaka në lidhje me kokën e saj tullace gjatë çmimeve ‘Oscars 2022’, sipas TMZ .
“Ai nuk është njeri me një zemër të ligë”, tha një burim për gazetën ditën e hënë. Will Smith goditi Chris Rock-un, për batutën që bëri në lidhje me gruan e tij të dielën mbrëma.
“Jada, të dua, “GI Jane 2″, mezi pres ta shoh atë”, tha Rock në skenë ndërsa përgatitej të zbulonte çmimin për ‘dokumentarin më të mirë’.
Smith, u duk se e mori me sportivitet batutën në fillim por sapo pa reagimin e tërbuar të Pinkett Smith, ylli i “King Richard” u ngrit dhe hyri në skenë duke gjuajtur me shuplakë Rock në mbrojtje të bashkëshortes së tij.
Pasi u kthye në vendin e tij, Smith i bërtiti vazhdimisht Rock-ut: “Mos e përmend më emrin e gruas time!”
Ndërsa Rock u përgjigj me qetësi, “Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, dhe premtoi të mos e përmendte përsëri emrin e Pinkett Smith.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, Smith ka të ngjarë të ‘dënohet’ për gjestiun që bëri dhe madje mund të pezullohet anëtarësimi i tij në Akademinë, gjë që anëtarët po bëjnë thirrje. Megjithatë, çmimi i tij për ‘aktorin më të mirë’, Oscar-i i tij i parë fitoi të dielën mbrëma për rolin e tij në “King Richard” ka më pak gjasa që t’i hiqet.