Pas aludimeve, dorëzohet Enca dhe i zbulon fytyrën "të dashurit" me ngjyrë (FOTO)

11 July 2022, 21:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas aludimeve, dorëzohet Enca dhe i zbulon fytyrën "të
Enca Haxhia

Enca Haxhia ka publikuar së fundmi një foto me një mashkull misterioz, ku dukeshin vetëm buzët e tij. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të aludonin për një romancë të këngëtares dhe ndaj saj pati dhe shumë komente negative për shkak se mashkulli që e puthte në faqe ishte me ngjyrë dhe për shkak të jetës së saj në Dubai.

Lidhur me këto komente, reagoi vetë Enca e cila u shpreh se nga postimi i asaj fotoje kuptoi që njerëzit merren me punët e të tjerëve dhe janë shumë rracista.

Mirëpo, duket se e gjitha kjo ka qenë një provokim nga ana e Encës. Pas shumë akuzave dhe aludimeve ajo ka vendosur t'ia zbulojë fytyrën mashkullit misterioz.

Epo në fakt ai është Kanye West dhe jo i vërteti por statuja e tij prej dylli. "Tani mund të biem të gjithë rehat" shkruan Enca sipër fotos duke e shoqëruar dhe me disa emoji duke qeshur.



Video