Operacion në nofull për ta bërë mjekrën me majë? Marina Fara ndryshim drastik në pamje

11 Qershor 2024, 14:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Marina Fara, vajza e Eli Farës përgjatë viteve ka pësuar disa ndryshime në pamje.

Ndërhyrjet plastike duket se janë pika e dobët e modeles, e cila së fundmi ka pësuar një transformim drastik.

Pamjet të bëjnë të mendosh për një operacion në nofull, që i jep një pamje ndryshe mjekrës së saj.

Kirurgjia e nofullës bëhet gjithnjë e më shpesh së fundmi për shumë vajza që e konsiderojnë një fytyrë në formë zemre me një hundë me majë dhe sy të mëdhenj si tipare të dëshirueshme fizikisht.

Forma të tjera të njohura të kirurgjisë estetike përfshijnë kirurgjinë e qepallave për t'i bërë sytë të duken më të mëdhenj.

 

Video