Ofendoi Beatrix Ramosajn, reagon për herë të parë Albano Bogdo: Na ka bekuar Zoti me lirinë e fjalës

3 October 2023, 16:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ofendoi Beatrix Ramosajn, reagon për herë të parë Albano
Albano Bogdo / Alban Ramosaj, Beatrix

Ka reaguar për herë të parë aktori i humorit Albano Bogdo lidhur me deklarata fyese që bëri ndaj këngëtares Beatrix Ramosj.

Albano, përmes një postimi në “Story” në Instagram shkruan se e ka bekuar zoti me lirinë e fjalës, lirinë e mendimit dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga të parat.

Kujtojmë se Bogdo përdori një gjuhë fyese ndaj Beatrix Ramosaj teksa po komente vëllain e saj Alban Ramosaj për largimin nga muzika.

Në emisionin e tij të ri, Bogdo tha se Alban Ramosaj është ai që “ia kanë q** motrën në Big Brother”.

Pas kësaj deklarate, Bogdo u vendos në qendër të kritikave të ashpra, ndërsa familja Ramosaj kërcënoi se nuk do e lerë me kaq, por do ta përballë me organet e drejtësisë.

Ofendoi Beatrix Ramosajn, reagon për herë të parë Albano
Postimi i Albanos

Video