Nëse kërkoi vëmendje për emisionin e ri, ia arriti, por disa thonë se jo në formën e duhur.
Po flasim për batutën e Albano Bogdos ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt. Batutë e cila iu kthye në “boomerang” pasi të shumtë janë personat e njohur apo edhe komentuesit e thjeshtë të cilët e kanë “dënuar” veprimin e tij.
Një ditë më parë në reagimin e saj tezja e Albanit dhe Trixës, Albërije Hadërgjonaj përmendi Kodin Penal të Shqipërisë, duke nënkuptuar ndonjë veprim ligjor nga ana e artistëve kundrejt Albanos.
Sepse me postimin e fundit Albërija ka lënë të nënkuptojmë se Beatrix do t’u drejtohet autoriteteve ligjore.
Hadërgjonaj ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë.
Në këtë koment thuhet se Beatrix duhet të bëjë denoncim. “Unë të isha në vend të Beatrix do merrja avokatin dhe do bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje”- thuhet mes të tjerash aty.
“Ashtu do të ndodhë!” – përgjigjet Albërija.