Një valixhe me monedha 5 dhe 10 centëshe për të paguar gjobën 500 euroshe, i riu "tërbon" gjykatësin

29 Nëntor 2023, 20:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Valixhja me monedha

Një i ri në Qipro u shfaq në Gjykatën e Limasolit me një valixhe me 15.500 monedha me vlerë dy, pesë dhe dhjetë cent, për të paguar një gjobë prej 500 eurosh që kishte marrë  pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe siguracion.

Gazeta qipriote Phileleftheros publikoi lajmin të mërkurën duke treguar edhe valixhen plot me monedha që i riu kishte me vete.

Një valixhe me monedha 5 dhe 10 centëshe për të paguar

Nëpunësi i gjykatës refuzoi të pranonte pagesën, duke i thënë djalit se do të duhej të shkonte në një bankë dhe t'i konvertonte në kartëmonedha, në mënyrë që të mund të paguante gjobën.

Pas kësaj, djali tha për gazetën se është e papranueshme që autoritetet nuk pranojnë pagesën e gjobës në monedha.

Video