Çifti Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë përfolur shpesh në media që nuk janë më bashkë, por asgjë nuk është e konfirmuar nga ata të dy.
Ditën e sotme, aktorja Olta Gixhari ka postuar një video duke kënduar këngën e Ledri Vulës dhe e komenton: “E ke qarë këtë këngën”.
Olta gjithashtu është shoqe e ngushtë me Sarën.
Dyshimet i shton akoma më shumë Ledri, i cili e ka ripostuar videon e Oltës duke shkruar: “Paranormal Olta”.
Ky interaktivitet i shkurtër, por domethënës mes artistëve ne Instagram, i ka bërë të gjithë të rikonsiderojnë vërtetësinë e ndarjes se çiftit, për shkak se aktorja është mike e mirë me Sarën.
Sara dhe Ledri kanë qëndruar hermetik dhe nuk kanë folur për marrëdhënien e tyre apo për të dhënë një shpjegim për fansat se çfarë po ndodh me ta.