Balerini i njohur Graciano Tagani ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së tij në “Dancing with the Stars”.
Ai tregoi se ndihet shumë krenar për Fifin e cila sipas tij ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional.
“Jam shumë krenar me Fifin, ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin, por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe”,– tha balerini.
Një moment përmes një lidhje telefonike, në emision u bë pjesë edhe partnerja e balerinit, Argjira Spanca, e cila u shpreh se i ka munguar Graciano kohët e fundit pasi ai është shumë i angazhuar në konkursin e kërcimit.
E pyetur nga gazetari se a do t’i mungonte Graciano po të hynte në ‘Big Brother Vip 3’, Argjira duke qeshur tha: “Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të fle natën vetëm.”
Nga ana tjetër ajo nuk la pa përmendur edhe vlerësimin që juria e “Dancing With the Stars” iu bëjnë konkurentëve, që sipas saj ata ia fusin kot me pikët.
“Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën”, – tha Argjira.