Niko Vertis në Tiranë, Veliaj i ‘zbulon’ sekretin dhe mbiemrin shqiptar: Është arvanitas...

24 May 2023, 17:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Niko Vertis në Tiranë, Veliaj i ‘zbulon’ sekretin dhe
Nikos Vertis dhe Veliaj

Këngëtari i famshëm grek, Nikos Vertis ka mbërritur në Tiranë, ku nesër në mbrëmje do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

Por, a e dini që ylli i muzikës greke ka një lidhje të veçantë me shqiptarët? Teksa u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit zbuloi një “sekret”, kur tha se emri i vërtetë i Vertis është Nikos Arvanitidis, është arvanitas nga gjyshi me origjinë.

“Jam shumë i lumtur që Nikos Vertis është më në fund në Tiranë! Përgatitjet për koncertin nesër po shkojnë shumë mirë dhe mezi presim t‘ju shohim të gjithëve atje. Besoj se do të jetë një mbrëmje e paharruar. Ajo që nuk dini është se emri i artit i këngëtarit është Nikos Vertis, por emrin e vërtetë e ka Nikos Arvanitidis. Për të gjithë arvanitasit, por edhe për ata që njohin historinë e shqiptarëve të Greqisë dhe raportet tona, mbiemri yt është një kujtesë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë. Edhe me gjithë ‘cic-micet’ e politikës, arti, muzika dhe bashkëjetesa e kombeve tona janë gjëja më e rëndësishme,” u shpreh Veliaj.

Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, Nikos Vertis është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, që sot shënon 195 milionë klikime në YouTube, duke u bërë kënga greke më e dëgjuar, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.

 


Video