Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
E pazakontë ajo që ka ndodhur me deputetin e PS, Laert Duraj, të cilit i kanë mbërritur mesazhe ngushëllimi pa fund për humbjen e nënës së tij.
Nuk dihet si nisën mesazhet, pasi në profilin e tij në facebook nuk ka postime që të lidhen me ndarjen nga jeta e njeriut të tij të afërt, por në një postim të pak çasteve më parë, deputeti falënderon ndjekësit dhe sqaron se ngjarja ka ndodhur 2 vjet më parë.
“Ju falënderoj për mesazhet tuaja të panumërta për nënën time të ndjerë!
E vlerësoj pa masë mbështetjen tuaj por ju lutem dua të sqaroj që ngjarja ka ndodhur para dy vjetësh.
Edhe njëherë faleminderit!”, shkruan deputeti në Facebook.