Mark Zuckerberg duket se është gati të përballet me Elon Musk në një ndeshje boksi, ndonëse pronari i ish-rrjetit social "Twitter", tashmë "X", deri tani ka vetëm fjalë.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Musk shkruan se nuk ka kohë të stërvitet, ndaj i është dashur që peshat t'i marrë me vete në punë.
Por Zuckerberg i është përgjigjur duke thënë se ka propozuar datën 26 gusht, si ditë për realizimin e ndeshjes së boksit, por nuk ka marrë konfirmim.

Pronari i Facebook megjithatë shton se do të vijojë të trajnohet për sportin që dashuron, "ju-jitsu", pavarësisht gjithçkaje.
Ndonëse duket se ndeshja mes dy gjigantëve të rrjeteve sociale herë duket se do të ndodhë vërtetë dhe herë ngjan si dramë për të marrë vëmendjen, Musk deklaroi një ditë më parë se ajo do të transmetohet falas "online" në mënyrë që e gjithë bota mund ta shikojë.
Të ardhurat e mbledhura, tha ai, do të shkojnë në ndihmë të veteranëve ushtarakë.