Muç Nano i futet muzikës, i bën "diss" reperave: Without respect, f*ck you (VIDEO)

14 February 2023, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Muç Nano i futet muzikës, i bën "diss" reperave:
Muç Nano

Gazetari Mustafa Nano ka zgjedhur të bëjë një këngë “Rap”, si një reagim ndaj teksteve të reperave të sotëm që ai jo në pak rasti i ka vënë në qendër të analizave të tij.

“Naimi e Fishta nuk po gjejnë qetësi në varr/prej jush, sojit e sorrollopit tuaj. Gojën e keni kthyer në halé/më vjen me qejf t’ju dhjes në të/ por rrini të qetë, mos kini gajle/më hale se ç’është nuk bëhet më”, thuhet në tekstin e këngës së analistit Mustafa Nano.

Kjo këngë e analistit është publikuar tre ditë më parë në platformën Youtube me titullin “Much Nano me një këngë rap kundër rap-it”, si një përgjigje ndaj teksteve me sharje e gjuhë vulgare që përdorin reperat shqiptarë në projektet e tyr muzikore.


Video