Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Serenatat poshtë ballkoneve janë karakteristika e korçarëve sa i përket dashurisë. Por, duket se kur një vajzë i refuzon, ata mundohen ta bëjnë për vete atë me mënyra nga më të ndryshmet.
Një rast i pazakontë është regjistruar sot në qytetin juglindor. Korçarët kanë hasur në rrugë, sipër kokës së tyre, shkrimin e çuditshëm: "Megi e shita lopën".
Siç duket, e ka vendosur ndonjë djalë e cila e ka refuzuar vajza që ai pëlqen dhe po mundohet ta bëjë për vete me çdo mënyrë, duke shitur edhe lopën.
