Kushdo e ka zili fizikun e këngëtares Ledina Çelo. Ajo përveç gjatësisë që e ka tiparin më identifikues, ka edhe elegancën që me sa duket e ruan me përpikmëri.
Edhe pse prej vitesh artistja nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor, vazhdon të mbetet ende një personazh i dashur për publikun shqiptar.
Artistja ka gjetur një mënyrë për të qëndruar pranë fansave të saj nga Gjermania. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Ledina ka vendosur që të postojë në “Instastory” një video ku tregon se ndodhet në palestër.
Madje ajo ka zbuluar edhe sekretin që ajo ka një bark të sheshtë.
“Ky është një ushtrim fantastik për barkun. 3 x 20”, ka shkruar këngëtarja e njohur krahas videos në fjalë, ku shfaqet duke u stërvitur.
Kjo nuk është hera e parë që Çelo ndan rutinën e saj të të pasurit një trup kaq të bukur dhe elegant. Ajo herë pas here ka postuar imazhe teksa stërvitet apo edhe duke vrapuar.