FOTOT: Pamela Anderson i mahnit të gjithë, shfaqet pa pikë grimi në Javën e Modës në Paris

29 Shtator 2023, 09:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamela Anderson

Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike.

Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa grim të enjten në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Pam kishte zgjedhur një look të thjeshtë, me flokët e lëshuara dhe një lëkurë “të zhveshur” nga make up.

Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, ajo thotë: “I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode”, tha ajo.

Video