Kutia sa një valixhe po prodhon oksigjen në Mars

31 August 2022, 23:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kutia sa një valixhe po prodhon oksigjen në Mars
Kutia

Atmosfera marsiane, siç dihet, nuk është aspak miqësore me tokësorët. Ajo është tepër e hollë, gati 1000 herë më pak intensive se e tokës dhe është e përbërë kryesisht nga dyoksidi i karbonit. Çdo njeri që do tentonte të thithte oksigjen atje, shumë shpejt do mbetej pa frymë.

Por në atë “botë aliene”, planet me pluhur e i thatë, një instrument i vogël, pak a shumë në madhësinë e një valixheje, ka pompuar oksigjen të pastër nga atmosfera marsiane.

Instrumenti quhet MOXIE,(Mars Oxygen In-Situ Resource Utilization (ISRU) Experiment) dhe është vendosur në brendësi të vozitësit të NASA-s Preservance. Ai përdor një proces të quajtur elektrolizë për të ndarë dioksidin e karbonit të Marsit në monoksid karboni dhe oksigjen.

Sipas Science Alert, ky është demonstrimi i parë se si mund të përdoren burimet në atë vend për përdorim nga njerëzit në një tjetër planet, duke u përpjekur për të krijuar një mënyrë se si ajri mund të gjenerohet dhe të përdoret nga njerëzit në një mision në planetin e kuq.

Nga Shkurti 2021, kur Preservance zbarkoi në Mars, e deri në fund të vitit 2021, MOXIE ka lëshuar oksigjen më shumë se shtatë herë dhe sipas studiuesve, do vazhdoj të prodhoj edhe në vijim.

“Ky është demostrimi i parë i përdorimit të burimeve në sipërfaqen e një planeti tjetër dhe transformimin kimik të tyre në diçka që do të jetë e dobishme për një mision njerëzor. Në këtë kuptim është ngjarje hitorike”, është shprehur ish-austronauti i NASA-s Jeffrey Hoffman.

Duke qenë se Marsi ka temperaturë dhe densitet ajri shumë të ndryshueshëm jo vetëm gjatë ditës dhe natës, por edhe sipas ndryshimit të stinëve gjatë gjithë vitit, MOXIE-t i duhet të  punojë në një gamë të gjerë temperaturash dhe densiteti ajri.

MOXI mundi të prodhonte ajër në kushte të ndryshme, ditën natën dhe përgjatë gjithë vitit


Video