Donald Veshaj, pasi humbi “Big Brother VIP”, i bëri një sfidë Ilir Shaqirit, duke thënë se do të ndërtojë katër shtëpi për katër familje që kanë nevojë. Por nisma duket se është harruar.
Capital T, duke folur në emisionin “Më lër të flas”, për bamirësitë që ka bërë në heshtje këto vite, e pyeti Donaldin se çfarë u bë me shtëpitë që kishte premtuar.
Donaldi i përgjigj se është duke u marrë me rastet dhe se do të ndërtojë dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri:
“Donaldi, nëse ndërton katër shtëpi, e pesta jam unë. Kam ngritur strukturën, kam hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura. E kam thënë që jeni super çuna dhe jeni çuna të mirë, unë thjesht doja të vërtetoja", u tha Capital T, binjakëve.