Blogeri Olti Curri dhe autorja e emisionit "Për'puthen", Olsa Muhameti janë përfshirë në një zënkë me njëri-tjetrin së fundmi, pasi Olsa deklaroi gjatë një interviste televizive se: “Nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo?!”.
Olti Curri iu kundërpërgjigj menjëherë duke e cilësuar atë si Linda Morina e autorëve shqiptarë teksa shtoi më tej se të punosh nuk do të thotë vetëm të rrish poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve.
Sot, ka patur një tjetër reagim nga ai. Blogeri tregon se ndjekësit i kanë çuar mesazhe ku i thonë se pse autorët dhe gazetarët e kanë lënë atë pjesë kur emisioni është me regjistrim.
Olti ndër të tjera u shpreh se ndjekësit kanë të drejtë, dhe e gjitha kjo ishte një lapsus, pasi në të kundër nëse është lënë qëllimisht, ai paralajmëron se do t'ju përgjigjet të gjithëve qoftë dhe drejtuesve të televizionit.
“Përshëndetje shumë nga mesazhet tuaja kanë ardhur dhe kanë thënë pse autorë dhe gazetarë të “Goca dhe Gra” e kanë lënë atë pjesë duke qenë se emisioni bëhet me regjistrim dhe mund të hiqen në montazh, kur dikush ka folur për ty dhe ti nuk ke pasur të drejtën e replikës. Pa problem nuk e mendoj se është një problem, është një lapsus nga autorët, ndoshta edhe nga drejtuesit e Top Channel, të cilët duhet të kontrollojnë çdo emision të tyre, sepse unë përgjigjet i jap vetë në çdo rast. Megjithatë, megjithatë ato që më shkruajnë kanë të drejtë, por unë dua të besoj se ky është një lapsus nga autorët e përsëris dhe nga drejtuesit e Top Channel. Sepse në qoftë se është ndryshe unë do të kem një përgjigje për të gjithë, gjithmonë, kushdo qofshin, sado të mëdhenj apo të vegjël që duan në qoftë se e bëjnë me dashje përbaltjen time apo të njerëzve që marr në mbrojtje. Në qoftë se është kështu e qëllimshme kush do të jetojë do ta shikojë,” - u shpreh Olti Curri.