VIDEO/ "Desh i pushoi zemra", Ermal Mamaqi i punon një rreng Ilir Shaqirit në mes të detit

17 June 2022, 21:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Desh i pushoi zemra", Ermal Mamaqi i punon një rreng Ilir
Ermal Mamaqi dhe Ilir Shaqiri

Balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Ermal Mamaqi njihen për një miqësi të vjetër me njëri-tjetrin. Jo më kot komediani së bashku me bashkëshorten e tij Amarda Toska, ishin dy nga mbështetësit kryesor të balerinit në Big Brother Vip.

Këtë të premte ata kanë qenë së bashku në Dhërmi, ku kanë postuar në rrjetet sociale video ku shfaqen duke peshkuar në det. Mirëpo, Ermali i ka bërë një rreng Ilirit.

Gjatë kohës që ky i fundit po peshkonte, komediani i ka lëvizur kallamin e grepit dhe Iliri është trembur shumë, duke "shthurur" dhe gojën.

"Desh i pushoi zemra burrit t'huj..." shkruan Ermali krahas videos të postuar në rrjetet sociale, teksa e shoqëron dhe me disa emoji duke qeshur.




Video