Zhaklin Lekatari ka folur së fundmi mbi mundësin e të qenit sërish opinioniste e “Big Brother Vip 3”, por këtë herë si opinioniste në krah të ish-fituesit të edicionit të dytë, Luiz Ejlli.
Pasi Arbër Hajdari, i cili ka deklaruar më herët që nuk do jetë më pjesë e BBV si opinionist për shkak të angazhimeve të tjera, në rrjet kanë qarkulluar lajme se vendin e tij, këtë edicion të tretë do ta zërë Luiz Ejlli.
Zhaklina e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, teksa ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në “Big Brother VIP”, është pyetur edhe se si do ishte marrëdhënia e saj me Luizin, nëse ai do ishte opinionist këtë sezon.
Ndërsa e ka cilësuar një mundësi të tillë si “një ‘Big Brother’ mes opionistëve”, Zhaklina është shprehur se edhe me Arbrin ka ndodhur të kishin mendime të ndryshme, e që sipas saj diçka e tillë mund të ndodh edhe nëse do të jetë me Luizin.
Çfarë mund të ndodhte mes ju të dyve nëse do të ishe ti dhe Luizi në rolin e opinionistëve?
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim”.
Mendon se do ta përballoje edhe një “Big Brother VIP 3”?
“Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngjarjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ia heq vetes sime”.
Po nëse të ofrohet të hysh si banore?
“Jo, nuk do të pranoja. Më shqetëson fakti që je e mbyllur. Nuk do hiqja dorë nga liria. Pastaj është një eksperiencë e vështirë, që ty të duhet kohë për ta rikuperuar veten”.