Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Korreshi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Përmes një mesazhi, deputeti demokrat paralajmëron se korriku do të jetë shumë i nxehtë, pasi ky është muaji që pritet të vijë në jetë djali i tij.
“Korriku qe vjen do jete me i nxehte!”, shkruan Korreshi krahas videos ku shfaqet duke çarë tullumbacet për të zbuluar gjininë e bebit.