Konfirmohen dy banorët e tjerë të Big Brother Vip Albania

13 December 2023, 16:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konfirmohen dy banorët e tjerë të Big Brother Vip Albania
Big Brother VIP Albania

Edicioni i tretë i spektaklit të ‘Big Brother Vip Albania’ pritet të nis më 13 janar të vitit që po vjen.

Deri më tani janë zbuluar disa nga banorët të cilët thuhet se do të jenë pjesë e këtij spektakli.

Ndonse ditën e sotme, burime për "Kryefjala" kanë zbuluar dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për ish konkurrentin e Përputhen, Fation Kuqarin dhe folsen e Top Albania Radio Ksenja Shoshaj.

Ndërkohë banorë të tjerë që janë konfirmuar janë Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Cubi Metkaj, Bardhi, Endrik Beba, La Fazani.

Emra të pakonfirmuar ende që pritet të jenë pjesë e show-t janë Jul Deda, Egli Tako.

Ndërkohë emisionin flitet se do ta drejtojë Ledio Liço dhe jo më Arbana Osmani.

Ledioni ka prezantuar vetëm një nga edicionet e “Big Brother”, ndërkohë edhe Graciano futjen në spektakël e ka për herë të dytë pasi ka marrë pjesë edhe tek “Big Brother 5”.


Video