Komentet në rrjet për afrimitetin me Meritonin, Sara Gjordeni: Mendje perverse! Bardhi, babai i fëmijëve të mi

6 March 2024, 08:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komentet në rrjet për afrimitetin me Meritonin, Sara Gjordeni: Mendje

Sara Gjordeni. e cila u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother Vip Albania, ka reaguar në lidhje me komentet ironizuese dhe tallëse që qarkullojnë në rrjet për marrëdhënien e saj me Meritonin, por edhe për Françeskën si dhe Bardhin.

Ajo shprehet se me Meritonin dhe Bardhin ishin grup i vërtetë dhe se ditët e fundit Meritoni ka qenë sëmurë dhe për këtë arsye ajo i ka qëndruar pranë.

Sara shkruan se të gjithë ata që mendojnë ndryshe janë mendje perverse.

“Për Meritonin : Po shoh komente, Turp!

Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim I vetmi grup real ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosëm emër #papanik.

Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmurë, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati dhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, u ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah, e të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsinë tonë. Mendjeve perverse thjesht t'ju vijë turp”, shkruan Sara.

Nga ana tjetër, Sara shkruan se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

“Veprimi me Francesken ishte nje akumulim i mese 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh te vazhdueshme sic edhe mesa shoh, eshte vene re edhe nga ju. Une nuk e mbaj veten per vajze e cila kam fjalor te pasur ofendimesh. Rritur ne nje shtepi me burra, arrita tek “veprat”. Te cilat, e pranoj nuk ishin te hijshme, POR, i qendrova fjales qe thash, se nuk do i falja me asnje ofendim. Per mua qendrimi i saj ne shtepi eshte i padrejte dhe reflekton gjykimin e PASOJES, jo te SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…”, shkruan Sara Gjordeni.

Sa i përket Bardhit, ajo deklaroi se ai është babai i fëmijëve të saj dhe se është “djali më burrë në BBV".

Sara sqaroi se askush i tretë nuk do të bëhet kurrë shkak i një ndarje mes tyre.

“SA PER BARDHIN Eshte djali me BURRE aty brenda! Babai i femijeve te mi dhe ASKUSH i trete nuk do lejohet te behet KURRE shkak i nje ndarjeje sepse cfare ndiejme une dhe ai ate e dime vetem NE

Njerezit te cilet kane besuar tek ne, ruajne nje vend te vecante ne zemren time dhe ju perulem per mbeshtetjen qe na paskeni dhene kur isha ne shtepi”, shkruan Sara.



Video