Dy banorë dalin të shtunën/ Nominimi këtë javë i ndarë me çifte, ja si janë kombinuar

6 March 2024, 07:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy banorë dalin të shtunën/ Nominimi këtë javë i
Jetmiri

Zgjedhja e liderit të shtëpisë është vendosur nga publiku, gjatë televotimit që u hap gjatë mbrëmjes së sotme.

Ata kanë zgjedhur banorin më të ri të Big Brother VIP, pra lideri i kësaj jave është Jetmiri.

Sapo iu komunikua vendimi, atij iu dha edhe detyra e parë, që ka lidhje me televotimin e së shtunës.

Jetmiri do të ndante banorët në çifte, e më pas do të kalonin në nominim, po dyshe.

Banori e bëri ndarjen si më poshtë: 

Egla-Ilnisa, Vesa-Juli, Bardhi-Romeo, Rike-Meritoni, Roza-Heidi, Julia-Erjola, Françeska-Sara Karaj dhe Silvi-Lediona.

Nominimi është i hapur për publikun për çiftin që duan të shpëtojnë, ndërkohë që më pak i votuari do të kalojë në një televotim tjetër.

Pra dy personat më pak të votuar do të duhet të kalojnë në nominim ‘kokë më kokë’.

Në çifte mjafton të shkruhet emri i njërit prej banorëve rrjedhimisht përfiton edhe tjetri, me të cilin janë ndarë.


Video