Arrestimi i Liamit në BBVIP, Ledion Liço: Ekziston një mundësi që të dalë dhe mund të jetë sërish në Big Brother

5 March 2024, 21:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Liamit në BBVIP, Ledion Liço: Ekziston një
Liam Osmani

Arrestimi i Liam Osmanit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi shumë diskutime ditët e fundit.

Spektakli i kësaj të marte nisi pikërisht me këtë temë të ndjeshme, ku drejtuesi i programit, Ledion Liço tha se nëse Liami lirohet mund edhe të jetë sërish pjesë e programit.

“Ky program televiziv nga sezoni në sezon na gjen të papërgatitur, është i paparashikueshëm edhe prej kësaj që ndodhi ditën e diel, çështja vijon të jetë në instancat e gjyqësorit, ekziston një mundësi që Liami të dalë, dhe nëse ndodh që mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në Big Brother”, tha Ledioni.

“Është një ngjarje e pazakontë, personi edhe nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë penale, por Bigu bën edhe këtë punë, t’ua bëjnë punën më të lehtë organeve”, tha Arbri.

Përpara arrestimit, teksa vijonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Liam Osmani deklaroi në dhomën e rrëfimit se pjesëmarrja në program ishte një shans për tu rikthyer në vendin e tij.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.


Video