E papritur / Vëllai i madh nuk toleron, merr vendimin drastik për Sara Gjordenin!

5 March 2024, 21:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E papritur / Vëllai i madh nuk toleron, merr vendimin drastik për Sara
Sara takon Bardhin dhe Meritonin pas largimit nga BBV

Vëllai i madh ka vendosur të përjashtojë banoren e Big Brother Vip 3, Sara Gjordeni pas konfliktit me Françeskën.

Vendimi i papritur i është njoftuar Sarës mbrëmjen e sotme pasi Ledion Liço e ka thirrur në dhomën e rrëfimit.

“Ju e dini që dy njerëz nuk lejohen të hyjnë njëherazi në tualet. Nëse doni të fitoni këtë lojë, bëhuni pak më origjinalë, gjeni fjalë pak më të mira, dhe fitojeni këtë Big Brother duke ngritur nivelin e asaj që bëni brenda shtëpisë. Është shumë e thjeshtë ta bëni këtë por, nuk do të ishte më ky Big Brother.

Vëllai i madh, njofton se përpjekja e Sarës për të hyrë me forcë në tualet, për këtë arsye, vëllai i madh ka vendosur të përjashtojë përfundimisht nga gara banoren Sara Gjordeni”, ka thënë Ledioni.

Sara nuk e ka pritur mirë largimin nga Big Brother.

“E gjej fyese, se më thatë që do ju kthej përgjigje por nuk më kthyet”, tha ajo.



Video