Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në botë për momentin. Por rezultatet e tij pozitive nuk vijnë pa punë, dedikim dhe një dietë të veçantë që ai mban.
Përveç gjimnastikës, ylli norvegjez e di se ushqimi është një përbërës kyç për të arritur majat. Ai ndjek një plan diete specifike, përmes së cilës shtoi 12 kg masë muskulore në 15 muaj.
Dieta ditore përfshin 6 periudha të ndryshme.
Ai ha vakte të vogla gjatë ditës që e lejojnë të mbajë këtë trup muskuloz, duke konsumuar plot 3000 kalori.
Konkretisht, ai zgjedh të hajë mish pule dhe makarona për të marrë karbohidrate. Sigurisht që këto gatuhen pa asnjë pikë vaij dhe pa kripë.
Nga peshqit ai konsumon peshk shpatë (i vështirë për njerëzit e thjeshtë), por edhe krapin dhe levrekun të shoqëruar me perime. Pija është një fjalë e panjohur dhe uji është i vetmi element i lëngshëm që ai fut në trupin e tij. Diçka që të kujton Cristiano Ronaldon, i cili në Euro 2020 kërkoi në një konferencë shtypi të pinte ujë, duke hequr shishen e Coca Cola-s nga tavolina.
Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se ai nuk ha asgjë të ngrirë, por vetëm produkte të freskëta.