'Ke përdhunuar një 13 vjeçare', reagon Cllevio: E kam kapur 17 vjeç e gjysmë, 'Dalila' sot është 33 (Video)

25 July 2022, 11:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ke përdhunuar një 13 vjeçare', reagon Cllevio: E kam
Kleviol Ahmeti

Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio u lirua nga burgu pas arrestimit nga sherri me reperin Rigels Rajku, Noizy.

Menjëherë sapo la qelinë, Cllevio iu rikthye zakonit të vjetër duke sharë Noizyn në rrjetet sociale. Ky i fundit ka reaguar duke i rikthyer në vëmendje një çështje, e cila kishte mbetur në arkivat e mediave. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë.

Pas kësaj deklarate bombë të Noizyt ishte i pritshëm një reagim nga Klevio i cili në një live në Instagram ka sqaruar se si ishte komplet ngjarja, duke thënë se vajza në fjalë ishte e dashura e tij për një vit, dhe aso kohe ishte 17 vjeçe e gjysmë, e jo 13 vjeçare.

“Që ta kuptoni, e di e gjithë Lushnja, kjo është Dalila, doktoresha është 17 vjeçe e gjysmë dhe unë jam 21 vjeçar. Për kokën e Qerosit e di gjithë Lushnja dhe merr dokumentet e komisariatit të Lushnjës. Nuk po më lë rehat, më ke vënë pranga. Ti nuk ke faj ka faj ky gazetari, e bëri Dalilën 13 vjeçe nga 17 e gjysmë ishte në vit të katërt, Dalila ku je të dua.

Dil tregoje historinë Dalila, për ty po flet ky. Pse lali yt 13 vjeçe të ka kapur ty, të kam kapur 17 vjeçe e gjysmë, e dinë të gjitha shoqet e Dalilës. Unë kam qenë 21 vjeç.

Po të kthej një përgjigje, Dalila është kjo që po më thua ti por është 17-vjeçe dhe po më akuzon mua për përdhunim, Dalila është e dashura ime për një vit. Është kriter për mua që të jeni mbi 18-vjeçe. Sot ka kryer mjekësinë e përgjithshme, doktoresha në Lushnje. Dhe tani po vazhdon për psikiatre. Dalila sot është 33 vjeçe”, është shprehur Cllevio.

     


Video