Këngëtares Morena Taraku pad ditë më parë i ngordhi qeni i saj i racës Boo, që e kishte qujtur Moi. Ajo e bëri publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shkruante dhe disa vargje shumë prekëse.
Këngëtarja ka qenë shumë e lidhur me Moin dhe shprehej se për dikë mund të jetë vetëm një qen i bukur dhe i lezetshëm, por shtonte më tej se ajo bashkë me qenin humbi dhe një fëmijë të vogël brenda vetes.
Nga një foto e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, mësohet se Morena, e ka varrosur qenin e saj në një varreza qenësh, madje i ka shkruar dhe disa fjalë prekëse në kokën e varrit.
"Të kam dashur gjithë jetën. Do të më mungosh për pjesën tjetër. Nuk do të të harroj. Ne do të takohemi përsëri, në parajsë. Mbreti im Moi" shkruhet në kokën e varrit.
Siç shihet dhe në foto-galerinë e mëposhtme, Morena përkujdesej shumë për qenin e saj, duke e veshur me rroba nga më të ndryshmet për ta bërë sa më të bukur.