Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në orët e para të së dielës reperi Cleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio u lirua nga burgu. Gjatë një bisede “Live” me ndjekësit e tij ai iu kthye sërish sherrit me Noizyn, duke e ftuar atë në një përballje vetëm mes tyre.
Disa orë më vonë ka reaguar edhe,Noizy ndaj kësaj ftese nga Cllevio dhe ofendimeve që ai përdor në rrjetet sociale ndaj tij. Noizy ka shkruar se do takohet sërish me Cllevion duke e quajtur “barbon”, “pedofil”.
Sipas Noizyt, Cllevio ka 3 vjet që e shan në rrjetet sociale pa asnjë arsye duke shtuar se ai kërkon famë prej tij dhe se gjithçka e bën për t’u dukur. Në fund Noizy thotë se duke vazhduar me sharjet në internet, gjërat do jenë ndryshe mes tyre.