Janë të gjithë pro Oltës! Genti shpërthen si kurrë më parë: Kush jeni ju të më bëni gjyq?!

5 January 2023, 21:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Janë të gjithë pro Oltës! Genti shpërthen si kurrë
Gent Hazizi

Gent Hazizi ka shpërthyer si kurrë më parë në shtëpi. Ai ka reaguar ndaj të gjithë banorëve, pasi ata po mbajnë një qëndrim pro Oltës, pas një ofendimi të rëndë që Olta thotë se ka marrë nga ai.

Gjatë gjithë pasdites Genti ka debatuar disa herë me Oltën dhe banorët e tjerë, por para disa çasteve, zemërimi i tij arriti kulmin, sidomos kur në debat u përfshi dhe Ronaldo.

Genti: Jam Gent Hazizi unë! Pse po më turreni, doni të më bëni gjyqin, ça thashë more! Ajo iu ka ngrit të gjithëve kundër meje, ça po bëni, jam rob edhe unë!

Po më fyejnë, s’kam pse kërkoj ndjesë!

Tea: Ti duhet të kuptosh që kjo është serioze!

Genti: Kush jeni ju, që provokoni, turp! Olta, olta, olta… turp! Unë nuk bëj intriga!

 


Video