Ivanka Trump dhe i shoqi "tradhtojnë" Shqipërinë këtë radhë

4 Gusht 2026, 20:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë zgjedhur Italinë për të kaluar pushimet e tyre familjare, edhe pse kanë vendosur të investojnë në Sazan dhe Zvërnec.

Çifti është fotografuar në Taormina të Sicilisë, një prej destinacioneve më të njohura të Mesdheut, ku po shijojnë disa ditë relaksi së bashku me fëmijët.

Mediat italiane raportojnë se ata mbërritën me jaht dhe po qëndrojnë në një nga hotelet më prestigjioze të zonës, ndërsa itinerari i tyre ka përfshirë edhe pjesëmarrjen në Google Camp, eventi që çdo vit mbledh emra të njohur nga biznesi, teknologjia dhe politika.

Zgjedhja e Italisë vjen pas disa vizitave të njëpasnjëshme në Shqipëri, ku emrat e Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë lidhur ngushtë me projektin e investimit në ishullin e Sazanit.

Për disa vite ata kanë ndarë edhe momente nga qëndrimet e tyre në bregdetin shqiptar, ka kanë kryer pushimet dhe ku duan të investojnë.

Investime që kanë shkaktuar reagime të shumta, por edhe protesta.

Ndoshta ndaj dhe kanë vendosur që këtë herë të pushojnë në Itali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)


Video