Ish-banori i BBV nuk e konsideron fare si fitues potencial Romeon, aktorja Ilirjani tregon renditjen e saj

25 Maj 2024, 19:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liami dhe Julia Ilirjani në Tapetin e Kuq

Ish-banori i Big Brother, Liami ka qenë "VIP" i radhës që ka kaluar në Tapetin e Kuq, teksa të gjithë janë në pritje të natës finale të BBV3.

I pyetur se kë shikon fitues, ai ka thënë se preferon Meritonin apo Julin, duke shtuar se pretendente janë dhe Egla me Heidin. Ajo që ka rënë në sy është se ai nuk e ka përmendur fare emrin e Romeos.

"Unë e kam thënë dëshiroj Juli ose Meritoni. Por tani që mendoj edhe Egla apo Heidi...", tha Liami.
Ndërsa aktorja Julia Ilirjani tregoi renditjen sipas saj, duke shtuar se do të donte që fitues të ishte Meritoni.

"Unë do doja të fitonte Meritoni. Renditja nga fundi në fillim është Egla (ikën e para), Meriton, Juli, Heidi, Romeo", u shpreh ajo.



Video