Këngëtari i muzikës Rap, Fero (Feronit Shabani) është ndaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllacë, raportojnë autoritetet e vendit.
Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Republiken e Maqedonis së Veriut ai është ndaluar nga policia.
Policia atje njoftoi se "më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë".
Fero është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.
Ky i fundit para pak minutave ka reaguar në mënyrë indirekte për këtë situat, duke publikuar foto në Instastory duke pirë kafe.
“I pash diqka do postime, veq di me ju thone qe kafja e shkupit ka lezet”, shkruan Fero që mesa duket i ka zgjidhur problemet ligjore aty.
