Arta Nitaj së shpejti nënë për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës!

25 Maj 2024, 11:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arta Nitaj

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj erdhi pas spekulimeve të shumta dhe është bërë zyrtarisht i njohur përmes një prej kronikave të përjavshme të emisionit të njohur “Prive”. Nitaj është disa muajshe shtatzënë dhe po pret një djalë.

Bëhet e ditur se ajo po qëndron në Tiranë në këtë kohë.

Kujtojmë se ish-aktorja e “O Sa Mirë” tash e sa kohë është “zhdukur” nga syri i publikut dhe nuk është aktive as në rrjetet social.



Video