Këngëtarja e famshme amerikane Nicki Minaj është arrestuar në Holandë.
Policia holandeze e arrestoi atë pasi dyshohet se kishte hyrë brenda territorit holandez me marijuanë.
“Ata thonë se gjetën kanabis dhe se një grup tjetër njerëzisht duhet të vijë këtu për të peshuar cigaret. Mbani në mend se më morën çantat pa pëlqimin tim", ka deklaruar këngëtarja.
I gjithë arrestimi i saj është regjistruar në kamera, pasi këngëtarja amerikane ishte duke transmetuar 'live' në Instagram. Një polic holandez dëgjohet teksa i thotë asaj të mbyllë kamerën dhe të hyjë brenda makinës.
????????????????????BREAKING: NICKI MINAJ ARRESTED DURING LIVESTREAM
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 25, 2024
Dutch police arrested her for allegedly flying into the country with marijuana.
“Now they said they found weed & that another group of ppl have to come here to weigh the pre-rolls. Keep in mind they took my bags without… pic.twitter.com/syhhvMgFsP