Incident gjatë spektaklit, Ilir Vrenozi rrëzohet në skenën e BBVIP

18 Janar 2026, 15:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur për videot virale dhe humorin në rrjetet sociale, ka shqetësuar jo pak ndjekësit e tij orët e fundit.

Ai ka ndarë me publikun pasojat e dhimbshme të një incidenti të ndodhur gjatë daljes së tij të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, Vrenozi ka publikuar një foto ku tregon këmbën e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh.

Me ironinë që e karakterizon, ai e ka lidhur këtë ngjarje me “syrin e keq”.

“Më morën mësysh, copë u bëra në skenë,” ka shkruar Vrenozi, duke shoqëruar postimin me një emoji të zemëruar. 

Incident gjatë spektaklit, Ilir Vrenozi rrëzohet në skenën e

 


Video