Halli i djaloshit kroat, nuk gjen dot të dashur se ka ngjashmëri me Aleksandër Vuçiç

4 Shkurt 2023, 16:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Born dhe Aleksandër Vuçiç

Ka halle mbi hallet! Një i ri me emrin Born nga Kroacia ndodhet në telashe për shkak të pamjes së tij të jashtme.

Media kroate Hronika shkruan se Borni është në kërkim të shpirtit të tij binjak, por për këtë e pengon dicka në lidhje me pamjen e tij, ngjashmëria që ka me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që e dashura potenciale e tij të mos shqetësohet nga fakti që ngjan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"Nëse doni një person të pjekur me vete, dhe nuk ju shqetëson që unë dukem si Vuçiç, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas," ka shkruar ai bashkë me foton në këtë rrjet social.

Video