Përplasja/ Kiara ia plas në sy Amosin: Je xheloz dhe njeri fallco

3 Shkurt 2023, 23:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amos dhe Kiara

Përveç Luizit, edhe Kiara u “përplas” ashpër me Amosin. Ajo i tha Amosit se është njeri fallco dhe se kur banorët  i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesërmen, “ u zgjua”.

Amos e kundërshtoi mendimin e Kiarës, duke thënë që një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.

Amosi: Ri o Kiara se kam shumë gjëra për të thënë po nuk t’i them sepse të ruaj!

Kiara: Ti je njeri fallco. Mi thuaj, s’ke pse më ruan ti!

Amosi: Ti e bëre fiktive dasmën!

Kiara: Jo ishte e vërtetë!

Amosi: Ishte për ty jo për mua!

Kiara: Je xheloz, duket!

Amosi: Ty të lexohet tjetër gjë, por lëre rri!

Kiara: Ti nuk më shantazhon dot. E more vëmendjen për prime, bravo!

Amosi: Edhe ti!

Kiara: Ke tre ditë që hedh kunja!

Debati vazhdon ende dhe duket se po thonë çdo gjë që kanë mbledhur këto kohë.

 

Video