VIDEO/ Sfida e rezistencës në BBV, Luizi mbulohet me batanije dhe urinon

3 February 2023, 21:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Sfida e rezistencës në BBV, Luizi mbulohet me batanije dhe
Luizi

Banorët e Big Brother Vip janë vendosur ditën e sotme përpara një sfide mjaft të vështirë, asaj të rezistencës, ku në oborr është vendosur një strukturë, e cila ka 13 llamba poshtë të cilave ndodhen 13 butona.

Në momentin që shtypni butonin, drita e gjelbër kthehet në të kuqe. Nëse dikush heq dorën nga butoni, drita bëhet menjëherë e gjelbër dhe ai banor del nga loja dhe kështu me radhë derisa të ketë një fitues.

Rekordi ishte 14 orë, por ata duhet të qendrojnë më e pakta 10 orë që të shpallen fitues dhe fituesi do të përfitojë 2500 euro. 

Fillimisht ata e morën me sportivitet, por pak nga pak u skualifikuan shumica. Në lojë momentalisht janë, Efi, Dea, Armaldo, Amos dhe Nita.

I ftohti, qëndrimi në këmbë, nevoja për të shkuar në tualet dhe një sërë faktorësh të tjerë, penalizuan 8 banorë.

Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh. Ai ishte i pari banor që e mori me sportivitet sfidën e rezistencës, për më tepër, ai shprehu bindjen që do thyente rekordin botëror të 14 orëve.

Por, ai nuk rezistoi dot aq gjatë sa pretendoi. Sapo drita e tij u fik, u eliminua nga loja edhe Olta.

Por, për të rezistuar sa më gjatë, Luizi u mbulua me batanije dhe urinoi, edhe pse kjo gjë nuk e ka ndihmuar. Më vonë të njëjtin veprim bëri dhe Armaldo duke urinuar dhe ai vazhdon ende të jetë në lojë.

Gjithsesi, këto veprime të Luizit dhe Armaldos kanë shkaktuar debat me Amosin, të cilit nuk i ka pëlqyer kjo gjë, por Luizi i përdori si argument se e njëjti veprim është bërë dhe nga Beniada dhe Arjola sezonin e shkuar gjatë sfidës ku duhet të qendronin brenda kutisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video